Active 2
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Eshtra të dyshimta të viktimave të luftës gjenden në veri të Mitrovicës

 

Sot, më 28 tetor qytetarët së bashku me përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave në veri të Mitrovicës kanë gjetur eshtra që potencialisht mund t’i përkasin viktimave të luftës, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Rasti është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës.

Në vendngjarje ka dalë një ekip i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pas verifikimit fillestar nga eksperti mjeko-ligjor, janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për tërheqjen dhe dokumentimin e eshtrave.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka shprehur mirënjohje për qytetarët që raportuan rastin, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre është thelbësor për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Koha