Medi
KOSOVËLAJMESHNETA

LAJMI I FUNDIT: Familjarët tregojnë për gjendjen shëndetësore të fëmijëve që u aksidentuan sot

Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

Aurora Group

Një nga familjarët e ka konfirmuar për Klan Kosova, se djali është operuar gjatë një operacioni të udhëhequr nga ortopedi, derisa vajza po mjekohet në Neurokirurgji.

Ndryshe ende nuk dihet nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër.

Familjarët i kanë thënë Klan Kosovës se nuk kanë ndonjë informacion rreth rastit, por shprehur të tronditur për vdekjen e familjarëve të cilët po i prisnin për pushime.

Premium Store