
Një flamur i Kosovës bashkë me flamurin e Bashkimit Evropian është vendosur sot mbi Urën e Ibrit, njofton “Mitropol”.
Flamujt janë vendosur me mesazhe paqeje në gjuhën angleze ku shkruhej “UNITED IN DIVERSITY” ose në shqip “TË BASHKUAR NË DIVERZITET”.
Autore e kësaj vepre është organizata joqeveritare “Kosovo goes Europe”.
“Së bashku me shqiptarët, serbët dhe boshnjakët – si një përzgjedhje e vogël e varietetit të madh në Mitrovicë – e kemi bërë moton e #BE-së “Të Bashkuar në Diversitet” në moton e Mitrovicës.”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate në lidhje me aktivitetin në fjalë.









