KFC
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, mbyllet dhunshëm në një zyrë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nga stafi

Një rast i paprecedent i ka ndodhur sot gazetares së Gazetës Online Veriu.info, Edona Meholli, e cila është mbyllur dhunshëm nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë në Prishtinë.

Liri

Lajmin e ka bërë të ditur kryeredaktori i Veriu.info, Gazmend Morina, i cili ka thënë se liria e saj e lëvizjes është privuar nga persona të paautorizuar dhe se ka njoftuar Policinë e Kosovës.

TEB
Gazetarja Meholli ka qenë duke rezlizuar intervistë me një qytetar të Vushtrrisë, i cili ishte rrahur brutalisht nga dy persona më maska pranë një çerdheje.

Gazetarja Meholli momentalisht është duke shkuar në stacion policor për të dhënë deklaratë.

Postimi i plotë i Morinës:

VINI RE: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, eshte mbyllur ne nje zyre dhunshem nga stafi i Klinikes se Kirurgjise ne Prishtine. Liria e saj e levizjes eshte privuar nga persona te paautorizuar. Une sapo njoftova Policine e Kosoves.

Ajo ka zhvilluar nje interviste me nje qytetar te Vushtrrise, i cili sot eshte rrahur brutalisht nga dy persona me maska prane nje cerdhjeve, derisa ishte duke e derguar vazjen e tij aty.

Per maskat qe sot terrorizuan nje femije, duke ia rrahur prindin para duarsh nuk kemi pardon.

Shteti ka deshtuar ta mbroje viktimen edhe pse disa here e ka raportuar rastin ne polici. Tash personeli i QKUK-se po deshiron me ia mbyll gojen viktimen.

Personi në foto eshte Liridon Osmani. Kjo eshte gjendja e tij momentale.

Liri