
Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në komunën e Leposaviqit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 09:15, kur autoritetet kanë marrë informacion për trupin e pajetë, njofton Mitropol.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Për momentin, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, i cili pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Hetimet po vazhdojnë./Mitropol/








