LAJMI I FUNDIT: Glauk Konjufca do jetë U.D President i Kosovës, Osmani ia dorëzoi kompetencat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është ushtrues detyre i presidentit të vendit përkohësisht, pasi presidentja Vjosa Osmani është shtrirë në një spital privat për shkak të një intervenimi të lehtë kirurgjik.
Këtë e kanë bërë të ditur nga Zyra e Presidentes, tutje thuhet se Osmani nga 3 nëntori do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e presidentes së Kosovës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”.








