LAJMI I FUNDIT: Grupi i hakerëve “Anonymous” i shpallë luftë kibernetike qeverisë ruse

Rusia dje nisi invazionin ushtarak të Ukrainës, duke pushtuar territore ukrainase, shkruan Mitropol.
Karshi këtij sulmi ishin kundër shumica e vendeve demokratike në botë, të cilat dënuan ashpër sulmet ruse në territorin sovran të Ukrainës.
Në anën tjetër derisa bota nuk po merr ndonjë veprim luftarak kundër Putin, janë grupi i hakerëve “Anonymous”, të cilët i kanë shpallur luftë kibernetike qeverisë ruse.
Të paktën kështu bëhet e ditur në një postim të faqes “Anynomous” në twitter, faqe kjo që ka afro gjysmë milioni ndjekës.
“Grupi kolektiv i hakerëve Anonymous është zyrtarisht në luftë kibernetike kundër qeverisë Ruse”, thuhet në njoftim.









