
Imami i xhamisë qendrore në qytetin e Mitrovicës, Enis Rama, ishte raportuar se ishte infektuar me virusin covid-19, shkruan Mitropol.
Ani pse Rama ishte me virus, situata e tij ishte stabile dhe pa ndonjë rrezik eventual.
Gjatë ditës së sotme erdhi njoftimi se tashmë hoxha Enis Rama ka kaluar virusin dhe po gëzon shëndet të plotë. Këtë njoftim e bëri i biri i tij Amari përmes një postimi në facebook.
“Falenderimi i takon Shëruesit Absolut!”, shkroi Amari.
Në anën tjetër kujtojmë se përveç Ramës, i infektuar me virusin Covid-19, është edhe hoxha tjetër mitrovicas, Faruk Sinani./Mitropol/







