Market Florenti
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Katër nga personat e lënduar nga bombola në Kçiq futen në operacion në QKUK

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot rreth orës 16:30 në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës me ç’rast 15 persona të një familjeje kanë pësuar lëndime, raporton “Mitropol”.

”Mitropol” raportoi se rasti kishte ndodhur në shtëpine e familjes Brahimi (tash Azemi), me ç’rast përveç lëndimeve pati edhe dëme të mëdha në infrastrukturën e shtëpisë.

Weelnes

14 të lënduar siç mëson “Mitropol” tashmë janë në QKUK.

Këtë e konfirmoi për “Mitropol” edhe drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Dr. Laura Nushi e cila tha se edhe vet ndodhet në QKUK.

Rastin për “Mitropol” e konfirmoi edhe Shpend Fazliu, zëdhënësi i QKUK-së.

Ai tha se në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 14 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiç të Mitrovicës.

“Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët.”, tha Fazliu për “Mitropol”.

Katër nga pacientët janë duke u trajtuar në sallën e operacionit, bëri të ditur ai.

Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediet dhe publiku,
Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestar.

Weelnes