LAJMI I FUNDIT: Kjo është 63 vjeçarja që u gjet e vdekur tek liqeni i Mitrovicës, la pas vetes 4 vajza
Mëngjesin e sotëm Mitropol raportoi ekskluzivisht se një trup që dyshohej se nuk pati shenja jete u nxorr nga Liqeni Akumulues në Mitrovicë.
Mitropol ka arritur të sigurojë fotografi nga momenti kur qytetarët bashkë me Policinë e Kosovës tërhoqën trupin dhe e nxorrën nga uji me ndihmën e litarëve.
Policia e Kosovës pastaj konfirmoi për “Mitropol” se trupi që u nxorr nga ujërat ishte pa shenja jete dhe ishte trup i një gruaje rreth 63 vjeçare.
“Rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se viktima femer rreth 63 vjeçare, ka rënë në lumin Ibër, viktima është nxjerrë nga lumi pa shenja jete.”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i PK për “Mitropol”.
Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se viktima në fjalë është Ajshe Jashari Nebihu.
E ndjera ishte nënë e katër vajzave, gjersa burri i ka ndërruar jetë kohë më parë.
Me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes kishin dalë menjëherë edhe ekipi i Emergjencës me auto-ambulancë.
Paraprakisht, trupi i pajetë u tërhoq dhe u soll deri në breg nga zjarrëfikësi Fisnik Syla dhe qytetari Fisnik Rexhepi, pronar i një lokali pranë Liqenit Akumulues.
Siç mëson “Mitropol”, deri në momentin që trupi u nxor nga uji, viktima kishte shtrënguar në dorë telefonin celular, i cili i ra nga dora vetëm kur arriti tek bregu.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Mitropol/