LAJMI I FUNDIT: Kufiri në Jarinje ‘blindohet’ nga veturat e KFOR-it, sigurohen kufinjtë

Vetura të shumta ushtarake të KFOR-it kanë “blinduar” pikën kufitare në Jarinje këtë mëngjes, shkruan “Mitropol”.
Ky veprim i KFOR-it vie pas paralajmërimit të gruoeve ultra-nacionaliste serbe për një sulm ndaj kufirit në Jarinje dhe djegie të pikës kufitare.
”Mitropol” ka siguruar edhe një fotografi të pranisë së automjeteve të KFOR-it aty, të cilët tashmë kanë rrethuar kufirin me tela gjemborë.

Veç Jarinjes, forcat e KFOR-it polak e letonez janë vendosur në Bërnjak, mëson “Mitropol”.
Rrezikun nga protesta e sotme e ka paralajmëruar edhe eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili tha se ka rrezik për një akt agresioni ndaj kufirit të Kosovës.
Musliu tha se qindra serbë nacionalistë, të lidhur me Rusinë, gjatë të dielës në mesditë kanë deklaruar se do të vijnë për të hequr pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një “proteste”. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqje. Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen …Shqiptarët e dijnë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve. Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet”, ka thënë Musliu.
Veç kufirit që tashmë është i mbyllur, serbët qe 9 ditë vazhdojnë t’i mbajnë barrikadat në rrugët e veriut./Mitropol/








