
Albin Kurti ka ardhur sot në Mitrovicë dhe pritej të takohej me aktivistët e VV-së në kafiterinë Friends në Tavnik, shkruan Mitropol.
Pronari i kafiterisë sapo njoftoi se kanë mbyllur kafiterinë për sot siç thotë ai për shkak të telasheve të vazhdueshme nga të dy palët.
“Kemk vendosur ta mbyllim kafiterinë, pasi është rrezikuar siguria e qytetarëve dhe e imja personale. Provokimet do t’i lëmë anash, sepse siguria është prioritet.
Besoj që secili duhet të jetë, qoftë për një moment, nën lëkurën time vetëm atëherë do ta kuptonte çfarë po kaloj.”, ka shkruar Arizon Haziri, pronar i lokalit.
Ndryshe, forca të shumta policore janë stacionuar pranë kësaj kafiterie ku pritej të vinte Kurti me Pecin.








