
Minatorët e Trepçës kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë që nga sot.
Lajmin për grevën e dha sindikata e minatorëve, transmeton “Mitropol”.
Kërkesat e tyre përfshijnë realizimin e pagës mujore nga data 06-10 e çdo muaji, shkarkimi i menaxhmentit dhe sigurimi shëndetësor.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Ju njoftojm se sot me datë: 24.10.2023 Minatoret e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minerë (në galeri) dhe kërkesat e minatorve janë:
1. Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06-10.
2. Shkarkimi i menagjmentit (kryeshefit)
3. Sigurimi shëndetsor dhe kushtet e punës.
Me Fat!








