LAJMI I FUNDIT: Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues, nxjerret nga uji bartet urgjent në Spital

Rreth një orë më parë një fëmijë i vogël ka rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.
Dëshmitarët thanë për Mitropol se fëmiu u nxjerr nga uji me ndihmën e kalimtarëve me ç’rast menjëherë pasoi ndërhyrja e ekipeve emergjente.
Fëmiu u bart në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Mitropol tentoi të kontaktoj zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, mirëpo i njejti nuk u përgjigj në disa telefonata të portalit.
Mitropol nuk arriti ende të marrë një përgjigje në lidhje me rastin as nga Spitali Rajonal i Mitrovicës.








