
Një grua nga Vushtrria ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga një burrë i panjohur, njofton “Mitropol”.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.
Raporti i plotë:
Vushtrri 25.07.2023-21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur për të. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore.








