Aurora Group
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Një grua rrëzohet nga ballkoni i një ndërtese në rrugën “Ferat Dragaj”

Pak minuta më parë një grua raportohet të jetë rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë të një ndërtese në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur për “Mitropol” se nuk dihet ende se si ka përfunduar poshtë ndërtesës gruaja që ra nga kati i dytë.

Weelnes

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente.

Gruaja që u rrëzua është bartur me auto-ambulancë në Spital, gjersa Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

”Mitropol” ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe ndodhet në pritje të përgjigjes për detajet nga rasti.

Dukato 1