
Një person ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim mbrëmjen e sontme në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, mëson “Mitropol” nga burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës.
Siç bëjnë të ditur këto burime, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 në një objekt në Mazgit.
”Mitropol” nuk ka arritur të siguroj ende detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të personit që ka rënë nga ndërtesa.
Portali ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për konfirmim zyrtar në lidhje me rastin dhe ndodhet ende në pritje të një përgjigjeje nga PK./Mitropol/








