Premium Store
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Njësia Speciale zbarkon në Veri, po ndërtojnë bazën e re policore në Bërnjak

Policia e Kosovës ka filluar ngritjen e një baze në afërsi të pikës kufitare me Serbinë në Bërnjak.

Kallxo.com mëson se këtë aksion Policia e ka nisur në orët e para të ditës së sotme.

Aurora Group

Burimet e KALLXO.com bëjnë të ditur se atje janë dërguar kontejnerë dhe njësi të betonit masiv për rrethimin e kësaj baze.

Makineritë e rënda, buldozerët nën përcjellje të Policisë së Kosovës, Njësisë së Operacioneve janë vendosur pak kilometra poshtë pikës kufitare në Bërnjak.

Aty do të vendoset në bazë për Policinë Kufitare.

KALLXO.com ju sjell video ekskluzive të fillimit të ndërtimit të këtij stacioni ku do të qëndrojnë policët kufitar.

Në anën tjetër gjithashtu në atë lokacion do të vendosen edhe disa mure prej betoni.

Kontejnerët të cilët janë bartur nga Mitrovica deri në Bërnjak kanë qenë të shoqëruar dhe nën përcjellje vazhdimisht të ekipeve policore të Kosovës

Po ashtu bëhet e ditur se gjithçka ka përfunduar në mënyrë të qetë.

HAPNI VIDEON DUKE KLIKUAR KËTU:

VIDEO

Koha