Medi
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Pas bllokimit të rrugës kyçe, edhe rruga alternative Vushtrri-Prishtinë bllokohet nga veturat

Rruga kyçe që dërgon nga Mitrovica për në Prishtinë ka disa ditë që është e pakalueshme nga fluksi i madh i veturave dhe për shkak të kushteve të rrugës, shkruan Mitropol.

Për shkak të kushteve atmosferike dhe punimeve tashmë dy dekadëshe në këtë rrugë, e posaçërisht në segmentin Vushtrri-Stanovc, mundësia për të depërtuar me veturë nga Vushtrria në Prishtinë po u merr shoferëve hiç më pak se 1 orë e gjysmë.

Medi

Duke e parë gjendjen, Policia e Kosovës dje apeloi që qytetarët të shfrytëzojnë rrugët alternative l, segmentin Mitrovicë-Frashër-Vushtrri-Prelluzhë e pastaj të kyçen në rrugën nacionale.

Mirëpo, gjendja e këtij itinerari sot tregon se edhe ky segment i rrugës është bërë i pakalueshëm nga fluksi i madh i veturave.

Banorët e rajonit të Mitrovicës kanë 20 vite që përballen me problemet në trafik pët shkak të kësaj rruge./Mitropol/

Premium Store