02LAJMELAJMI YT

LAJMI I FUNDIT: Pas ngritjes së shqetësimeve qytetare, mbyllet zyra e Dëshmitarëve të Jehovait në Tavnik

Banorët e Tavnikut ditë më parë u shprehën të shqetësuar me hapjen e zyres së Dëshmitarëve të Jehovait, një sekti të krishterë në lagjen e tyre.

Market Florenti
Roadside

Zyra me emrin “Salla e Mbretërisë e Dëshmitarëve të Jehovait” në lagjen e tyre po mbyllet sot, pas shqetësimeve të mëdha në mesin e qytetarëve, njofton “Mitropol”.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

Flamur Broboniqi, banor i kësaj lagjeje, përmes një shkrimi në Facebook kishte shkruar se hapja e kësaj salle është shqetësim i komplet lagjes.

Veç tij, edhe një prind i një fëmije që vijon mësimin tek shkolla fillore “Migjeni”, përballë kësaj zyreje ishte ankuar se persona të panjohur po dalin jashtë zyres dhe po i ftojnë nxënësit për ‘ligjërata’ brenda.

Siç shihet edhe nga fotografitë që ka siguruar “Mitropol” reklamat e “Sallës së Mbretërisë – Dëshmitarët e Jehovait” po largohen nga dyert dhe dritaret si dhe derës së hyrjes po i vihet dryri./Mitropol/