
Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia e Drejtësisë, kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Mitropol.
Njoftimin për këtë koalicion e ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Bedri Hamza, i cili ka theksuar se po i bashkon forcat me PD-në për t’i dhënë Mitrovicës qeverisjen që e meriton.
Bedri Hamza ka shtuar se si mitrovicas kemi nevojë për dijen dhe përvojën e çdo eksperti, pavarësisht orientimit politik, për ta zhvilluar komunën tonë!
Njoftimi i plotë:
Vizionit tim për Mitrovicën iu bashkua edhe Partia e Drejtësisë. Me të gjithë njerëzit vullnetmirë çdo ditë po i bashkojmë forcat për t’ia dhënë Mitrovicës qeverisjen që e meriton. Ne kemi nevojë për dijen dhe përvojën e çdo eksperti, pavarësisht orientimit politik, për ta zhvilluar komunën tonë!








