Premium Store
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Personi që u plagos me thikë në gjoks në sheshin e Prishtinës dërgohet në QKUK

Një person sapo ka marrë plagë në gjoks nga goditja me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

Personi në fjalë në fillim u raportua se iu vërsul me thikën që kishte në dorë qytetarëve, gjersa burime të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës njoftojnë se i njejti ka marrë plagë në gjoks.

Medi

Siç njoftojnë burimet e “Mitropol”, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Policisë së Kosovës si dhe ekipe nga emergjenca.

Personi në fjalë sapo është bartur nga emergjenca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Mitropol/

Dukato 1