Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Pesë të arrestuar për vrasjen në Vushtrri

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të  dyshuar për përfshirje në rastin ku mbeti i vrarë një person dje në Vushtrri dhe dy të tjerë u plagosën, rast ky për të cilin raportoi ekskluzivisht Mitropol.

Vdekjen e viktimës, për të cilin burime të “Mitropol” konfirmuan se është Fatos Jashari e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërsa dy nga personat e arrestuar që dyshohen ta kenë kryer krimin janë Jetmir Sinani dhe Edin Beka, të dy 24 vjeçar.

Active 1

Policia ka konfirmuar se gjatë hetimeve kanë identifikuar edhe tre persona të tjerë të cilëve me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

“Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP  Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin”- ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Dje “Mitropol” raportoi se një nga të plagosurit po trajtohet në mjekim intensiv dhe është në gjendje të rëndë.

“Mitropol” mësoi dje se i plagosuri tjetër është transferuar në Klinikën e Ortopedisë në gjendje më të mirë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

 

Koha