TEB
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person në Mitrovicë

Një incident me armë zjarri ka shqetësuar mbrëmë qytetarët në Mitrovicë, kur një person u plagos aksidentalisht nga një bashkëqytetar i tij, njofton Mitropol.

Market Florenti

Sipas raportit policor, rreth orës 23:15 është raportuar se një person ka plagosur pa qëllim një tjetër person, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

TEB

Viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht gjendja e tij nuk është raportuar të jetë kërcënuese për jetën.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar një revole me plot 41 fishekë dhe një gëzhojë, që dyshohet të jetë shkrepur gjatë incidentit. Pas ndërhyrjes së Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe për të kuptuar nëse armëmbajtja ka qenë e ligjshme apo jo.

Ngjarja ka ngritur shqetësime në mesin e qytetarëve për përdorimin e armëve të zjarrit dhe nevojën për vetëdijesim më të madh rreth sigurisë publike./Mitropol/

Market Florenti