LAJMI I FUNDIT: Policia e konfirmon për “Mitropol”: Një grua rreth 63 vjeçare u nxorr pa shenja jete nga Liqeni

Pak minuta më parë Mitropol raportoi ekskluzivisht se një trup që dyshohej se nuk pati shenja jete u nxorr nga Liqeni Akumulues në Mitrovicë.
”Mitropol” ka arritur të sigurojë fotografi nga momenti kur qytetarët bashkë me Policinë e Kosovës tërhoqën trupin dhe e nxorrën nga uji me ndihmën e litarëve.
Policia e Kosovës sapo konfirmoi për “Mitropol” se trupi që u nxorr nga ujërat ishte pa shenja jete dhe ishte trup i një gruaje rreth 63 vjeçare.
“Rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se viktima femër rreth 63 vjeçare, ka rënë në lumin Ibër, viktima është nxjerrë nga lumi pa shenja jete.”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i PK për “Mitropol”.

Në vendin e ngjarjes arritën menjëherë edhe ekipi i Emergjencës me auto-ambulancë.

Ende nuk dihen rrethanat se si gruaja përfundoi në ujërat e liqenit artificial i cili në pjesën veriore të tij furnizohet nga lumi Ibër.








