Dukato 2
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston aktivisten mitrovicase Neri Ferizi

Policia e Kosovës sapo ka arrestuar aktivisten e shoqërisë civile nga Mitrovica, Neri Ferizin, njofton “Mitropol”.

Ferizi është arrestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës pas pjesëmarrjes në protestën kundër vrasjes së Hamide Magashit, gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga ish-bashkëshorti i saj.

Premium Store

Ferizi dyshohet se ka hedhur mjet zjarrëvënës tek ndërtesa e Qeverisë.

Videon e arrestimit të Ferizit e ka shpërndarë aktivisti Rron Gjinovci.
“Polici civil sapo e arrestoi Neri Ferizi ne oborr te Kuvendit pasi ne ndërtese te Qeverise u hodh nje mjet zjarrevenes.”, shkroi Gjinovci.
Ndryshe, aktivistët i kanë vënë flakën ndërtesës së qeverisë.
Dukato 1