
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, për IndeksOnline ka konfirmuar se Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në zonën e Kamenicës.
“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës.
Sipas burimeve të IndeksOnline ky aksion ka të bëj me kazinotë në Karaqevë, të cilat po rrënohen.







