Dukato 2
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Policia gjen një çantë plot me plumba të kallashnikovit në Veri

Foto ilustrim

Gjatë patrullimit një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës ka hasur në një çantë krahu në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar 7 karikatorë dhe 60 fishekë të kalibrit AK-47, raporton “Mitropol”

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:33 në veri të Mitrovicës.

Premium Store

Rasti siç njoftojnë nga Policia është nën hetime.

Kujtojmë se dje një njësi tjetër policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës me nacionalitet serb nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë.

I dyshuari kishte braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Edhe ky rast siç bëri të ditur Policia është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Koha