
Sigurisht, siç tregojnë burimet, 9 deputetë janë të Listës Serbe, të cilët raportohet të kenë zëvendësuar kolegët e tyre të partisë. Ndërsa 1 deputetë tjetër, vijojnë raportimet e burimeve, vjen nga radhët e GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, pasi Lista Serbe nuk kishte ndonjë deputet tjetër në listë për të zëvendësuar ish-deputetët që u dorëhoqën në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë Kurti për targat.
Një ngjarje e tillë është krejtësisht e re, pasi shumica e indikacioneve tregonin se Lista Serbe do të vazhdonte bojkotimin. Nuk dihet ende arsyeja pse ka ndodhur ky regjistrim, i cili vie pas takimit të fundit në Bruksel, që u realizuar me ftesën e ndërmjetësuesve evropain, e ku mori pjesë edhe Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës, i cili u pa shumë i nervozuar me gazetarët pas takimit.
Pra nuk dihet ende nëse ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje, apo për atë të targave, që ishte edhe burimi i gjithë tensionimit në veri, që dërgoi në bojkotimin e institucioneve nga ana e serbëve.
Por, sipas radhës këta janë deputetët që parashiheshin të zëvendësonin kolegët e tyre të dorëhequr disa ditë më parë, listë e publikuar nga Komisioni Qendron Zgjedhor (KQZ).

Ndryshe, Besnik Bislimi, dyshi i Qeverisë Kurti, ka theksuar dje se nuk ka asnjë marrëveshje, ndonëse tha se ka disa elemente për t’u diskuturar.
“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim. Nuk e di çka ka me ndodhë të hënën se jemi në bisedime”, theksoi ai.
Gazeta Nacionale ka shkruar disa pyetje në adresë të Kuvendit të Kosovës për të marrë një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë ngjarje, por deri tani ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë temë.
Përveç deputetëve, dorëheqje nga postet e tyre zyrtare dhanë edhe 4 kryetarët e komunave veriore. Pra Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani mbetën pa kryetar, pasi ish-kryetarët e komunave veriore ofruan dorëheqjen e tyre për shkak të fillimit të fazës së qortimit për targat ilegale, që ishte paraparë në planin e Qeverisë Kurti për reciprocitetin për targat ilegale serbe.
Tashmë zgjedhjet e ardhshme për kryetar të komumave në veriun e vendit do të mbahen më 18 dhjetor pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekretoi datën pas konsultimeve me partitë kosovare.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, theksohej në njoftimin e Presidencës së Kosovës të hënën e kësaj jave.
Lajm në përditësim…







