02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Rrotullohet vetura e Policisë në veri, tre policë të lënduar

Foto ilustrim
Fushata

Në rrugën magjistrale Ribariq-Mitrovicë, në segmentin në Varagë, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se tre policë janë lënduar dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për lëndime të lehta, raporton ZP Info, transmeton “Mitropol”.

Florenti Company

Automjeti policor është përmbysur me tavanin poshtë dhe me katër rrota përpjetë. Trafiku është ndërprerë në këtë segment të rrugës.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh ku është përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës.

Më 13 dhjetor, një automjet i blinduar i PK-së doli nga rruga pranë Grabovcit, ku atëherë u lënduan tetë policë.