KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Shkelen me veturë tre policë

Tre policë kanë pësuar lëndime, pasi janë goditur nga një veturë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Aurora Group

Njoftimi i plotë:

Rr. Gursel & Bajram Sylejmani, Ferizaj  13.11.2023 – 15:05. Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë. Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.

Weelnes