02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Shpërthim tek Komuna e Zveçanit, dyshohet se u hodh granatë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë tek objekti i Komunës së Zveçanit, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.

Roadside
Market Florenti

Nga shpërthimi siç mëson “Mitropol” janë shkaktuar dëme materiale tek objekti i Komunës dhe veturat përreth.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

Ende nuk dihet se a ka të lënduar nga shpërthimi.

Dyshimet e para janë se aty u hodh granatë. Në vendngjarje tashmë kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se edhe mbrëmjen e së martës rreth orës 23:55 u hodhën dy granata të prodhimit serb M75 në oborrin e stacionit policor në Zveçan./Mitropol/