LAJMI I FUNDIT: Shtrenjtohen edhe biletat e autobusit, 1,50 euro nga Mitrovica në Prishtinë

Prej sot qytetarët do paguajnë nga 1.50 euro për të shkuar nga Mitrovica në Prishtinë, shkruan Mitropol.
Kjo pasi kompanitë e autobusëve kanë shtrenjtuar çmimin me marrëveshje për 50 cent më shumë.
Këtë çmim do e kenë edhe studentët që udhëtojnë në këtë relacion.
Pak kohë më parë edhe kombi-busët shtrenjtuan biletat, gjersa Inspeksioni mori vendim ta ndalojë qarkullimin e tyre.
Shtrenjtimi i çmimeve vie pas shtrenjtimit të çmimit të naftës./Mitropol/








