Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Shumë shpejt pritet rikthimi i furnizimit me ujë në Mitrovicë dhe Skënderaj

Mëngjesi i sotëm i ka zbardhur Mtërë Mitrovicën dhe Skënderajn me mungesë të ujit të pijes.

Por, furnizimi me ujë pritet të rikthehet shumë shpejt pasi nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” kanë bërë me dije për “Mitropol” se janë afër sanimit të dëmit dhe rikthimit të furnizimit.

Medi

Kryeshefi i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti tha për “Mitropol” se problemi që shkaktoi ndërprerjen e ujit të pijes kishte të bënte me disa bombola që ishin blerë me tender publik nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ai tha se si Kompani Rajonale do ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj furnitorit të kontraktuar nga Ministria për furnizim me këto bombola.

Kurti tha për “Mitropol” se shumë shpejt e tërë Mitrovica dhe Skënderaj do jenë të furnizuar me ujë të pijes./Mitropol/

Koha