
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar verbalisht dy zyrtarë policorë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, pasi i dyshuari, një mashkull kosovar, është gjobitur për një kundërvajtje, shkruan “Mitropol”.
Sipas raportit policor, pas shqiptimit të gjobës, i dyshuari ka reaguar duke ofenduar zyrtarët policorë. Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke e arrestuar personin e dyshuar.
Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës apelon për respektim të ligjit dhe bashkëpunim me organet e rendit, duke theksuar se çdo formë e sulmit verbal apo fizik ndaj zyrtarëve policorë është e papranueshme dhe do të trajtohet sipas ligjeve në fuqi./Mitropol/