
Foto ilustrim
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pas një “përleshjeje” që dyshohet të ketë ndodhur brenda një restoranti në zonën e Veternikut në Prishtinë.
Sipas Klanit të lënduarit janë të lindur në vitet 1995 dhe 1999 dhe aktualisht ndodhen në gjendje stabile.
Pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente dhe konsultimeve mjekësore, ata pritet të transferohen në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.








