
Një therrje me thikë ku dyshohet se ka mbetur i therrur një person sapo ka ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në qendër të Mitrovicës.
Kështu kanë bërë të ditur burime të “Mitropol” nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur tri patrulla policore dhe autoambulanca.
Policia siç thonë dëshmitarët ka bllokuar rrugën dhe po mbledh pamje nga kamerat e sigurisë tek vendi i ngjarjes.
“Mitropol” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar për detaje.






