Pellini
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një këmbësore në moshë të re në Prishtinë

Pak minuta më parë një aksident komunikacioni ka ndodhur në Prishtinë, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga që dërgon tek Katedralja, njofton “Mitropol”.

Në aksident është përfshirë një veturë dhe një këmbësore.

Medi

Gazetarja e “Mitropol” ishte në vendin e ngjarjes dhe raporton se personi që ishte duke vozitur veturën ishte në moshë pak të shtyer, gjersa këmbësorja ishte një vajzë e re në moshë.

Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet shëndetësore dhe kanë intervenuar menjëherë.

Vajzës së re në ndihmë i dolën edhe kalimtarët, gjersa siç raporton gazetarja jonë, këmbësorja nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhej në vetëdije të plotë gjatë bartjes në spital./Mitropol/

Koha