Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Si pasojë e të shtënave me armë në një sallë dasmash, një person ka ndërruar jetë. Dyshoimet e para janë se gjyshi i dhëndrrit u vra nga një familjar.
Viktima nga rasti tragjik dyshohet se është Sadri Sadriu, mbi 85 vjeçar.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në një sallë dasmash, teksa shtoi se posa të ekzaminohet vendi i ngjarjes do të bëhen të ditura detaje të tjera./Mitropol/