Lajmi i rëndësishëm rreth njohjes së patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje mbi kërkesën e fundit të Ministrisë Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë, që pritet të miratohet në seancat e radhës në “Bundesrat” për të bërë ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve.
Sipas njoftimit për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.








