Active 2
KOSOVËLAJME

Largohen autoblindat e Policisë së Kosovës nga Lagjja e Boshnjakëve

Autoblindat e Policisë së Kosovës janë larguar nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Autoblinda e fundit që ishte e vendosur që disa kohë në këtë lagje, është larguar prej aty para disa minutave.

Aurora Group

Situata në Mitrovicë të Veriut u tensionua gjatë ditës së sotme pas arrestimit të Milun Milenkoviq- Llune, i cili po konsiderohet si një prej organizatorëve të  sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan.

Pas këtij arrestimi, qytetarë serbë u grumbulluan pranë shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut, ndërsa policia e Kosovës e bllokoi rrugën që çon te Lagjja e Boshnjakëve.

Tre policë të Kosovës janë lënduar në veri gjatë arrestimit të njërit prej të dyshuarve për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it./Mitropol

Koha