Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Largohen Njësitë Speciale nga Lagjja e Boshnjakëve, në lagje ndodhen forcat e rendit

Dita në Lagjen e Boshnjakëve sot ka nisur pa praninë e autoblindave të Njësive Speciale në lagje, njofton “Mitropol”.

Forca të shtuara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës u panë dje në Lagjen e Boshnjakëve pas arrestimit të kreut të Mbrojtjes Civile, Milun Milenkoviq rreth orës 12:20.

Dukato 1

Pas arrestimit serbët lëshuan alarmin famëkeq të grumbullimit i njohur si ‘usbuna’, me ç’rast qindra serbë u grumbulluan tek Shkolla Teknike në Mitrovicën Veriore.

Dje gjatë ditës, pas arrestimit të Milenkoviq serbët sulmuan edhe zyrtarët policorë, tre nga të cilët kanë pësuar lëndime të lehta, gjersa janë dëmtuar edhe veturat e Policisë.

Serbët e grumbulluar, mes të cilëve edhe persona të maskuar u shpërndanë pas disa orësh qëndrim tek Shkolla Teknike./Mitropol/

Premium Store