
Është larguar me sukses njëri nga kamionët nga ura pranë Kërrshit të Dudës, shkruan “Mitropol”.
Largimi i kamionëve po bëhet nga njësitet e KFOR-it të cilët në atë pjesë kanë dalur qysh nga mesdita.
Në vazhdim pritet të largohet edhe kamioni tjetër i djegur që gjendet mbi urë, derisa largimi po monitorohet nga ekipe të EULEX-it dhe Policia e Kosovës. /Mitropol/








