
Profesori universitar, Blerim Latifi, pret që rezultati zgjedhor i 17 tetorit të jetë ndryshe nga ai i 14 shkurtit ku Albin Kurti me VV’në mori mbi 50 për qind të votave. Thotë se këto zgjedhje janë një test për qeverinë e Albin Kurtit. Latifi pret që në komunat kryesore të dalin fituese katër partitë më të mëdha në vend.








