Premium Store
02LAJME

LDK mezi e bëri listën për Asamble, i mbushi numrat në ditën e fundit

Përveç që pati vështirësi ta gjejë një kandidat për kryetar të Mitrovicës, Lidhja Demokratike e Kosovës mezi arriti ta përpilojë listën e kandidatëve për Asamble Komunale.

Mitropol mëson brenda ekipit përpilues të listës në LDK se numrat u plotësuan në ditën e fundit, pasi nuk pati mjaftueshëm njerëz për ta bërë një listë të plotë.

Weelnes

Po ashtu, mësohet se disa persona u lutën në ditën e fundit të futen në listë, pasi nuk pati numra të mjaftueshëm.

Kandidat për kryetar nga Lidhja është doktori Armend Agolli, një figurë që deri dje s’ishte fare i njohur me politikën./Mitropol

Weelnes