Premium Store
02LAJME

Leposaviq: I konfiskohen disa lëndë narkotike, një person shoqërohet në polici

Gjatë ditës së djeshme një personi në Leposaviq i është bastisur shtëpia, me ç’rast janë sekuestruar disa mjete për kultivimin e lëndëve narkotike dhe disa lloje të lëndëve narkotike, shkruan Mitropol.

“I janë gjetur dhe konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike  me disa bimë të mbjella me kanabis, një vazo, tjetër me disa bimë–kanabis, një sirtar druri për tharje të narkotikëve dhe një sasi substancë dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis.”, thuhet në raportin policor.

Weelnes

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Premium Store