Aurora Group
KOSOVËLAJME

Lëvizja Vetëvendosje gjobitet edhe me 5 mijë euro, shkak gjuha e Glauk Konjufcës

Screenshot

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i KQZ-së.

Market Florenti

Kjo për shkak të një deklarimi të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, në një tubim të VV-së në Bregun e Diellit të mbajtur më 23 janar, ku pati deklaruar:

TEB

“A ka me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi dhe kombëtarizmi shqiptar, a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”.

Ankesa në PZAP është parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në vendim thuhet se kreu i Kuvendit ka bërë shkelje të rëndë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Market Florenti