
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Nisma është e gatshme të ofroj tre votat e saj për krijimin e shumicës parlamentare, shkruan Mitropol.
Limaj, për A2 CNN, tha se ata nuk duan poste në qeveri.
“Krejt çka ne duam aktualisht – jemi të gatshëm të ndihmojmë – është partneriteti në kuvend dhe t’a mbështesim këtë shumicë për t’i ndërtuar institucionet dhe për të dal Kosova nga kriza.”, tha Limaj në intervistë.
Sipas tij, në krijimin e institucioneve të vendit ndikon vetëm shumica parlamentare, dhe, sipas Limajt, nuk duhet pritur që presidentja apo Gjykata Kushtetuese të zgjidhin krizën politike.
“Vetëm vendimmarrja politike, e grupeve politke, për të krijuar një shumicë parlamentare, kjo e zhbllokon situatën.”, tha Limaj.
Ai, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk i sheh si alternativë – madje idenë e quajti si “një shaka që është bërë te presidentja”./Mitropol/







