Lirohen dy politikanët serbë që u arrestuan sot në Veri, gjobiten për prishje të qetësisë publike
Janë liruar politikanët serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri, raporton portali “Kossev”.
Ata janë gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Në media u raportua se Arsenijeviq u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti.
I pyetur për këtë, zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani vetëm është përgjigjur “ka fishkëllu”, pa treguar ndaj kujt.