
Ka pak më shumë se një vit që janë më Qeveri. Erdhën me premtimin se nëpër institucione s’do punësojnë dajallarë e teze. Por as LVV e as Lista GUXO nuk po ia lënë keq nga ish-partitë e pushtetit, shkruan Mitropol.
Humbja e pushtetit në zgjedhjet lokale në Mitrovicë nga LVV vitin e kaluar i ka lënë shumë eksponentë partiakë të VV dhe Listës GUXO të papunë.
Subjekti politik që dikur drejtohej nga tashmë presidentja Vjosa Osmani, ka filluar me marrëveshjet për punësime ‘jaranishi’ jo veç në Qeveri, por edhe nëpër organizata ndërkombëtare.
Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se një nga akterët lokal të partisë pritet së shpejti ta marrë kontratën e punës në njërën nga organizatat më të fuqishme ndërkombëtare në Kosovë, punësim të cilin po e shtyen të ndodhë një akter qeveritar, i afërt me anëtarin e partisë në Mitrovicë, një nga të parët e kësaj partie në themelimin e degës së Mitrovicës.
Të njejtit i është premtuar rehatimi me kontratë, ani pse nuk ka asnjë përvojë në organizata ndërkombëtare.
Së shpejti “Mitropol” do publikojë edhe detaje të tjera, sapo të marrë përgjigje zyrtare nga akterët e përfshirë./Mitropol/








